Në vigjile të ditëlindjes së komandantit legjendar dhe daljes publike në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të përkujtojmë heroin e pavdekshëm kombëtar Adem Jashari me këto vargje modeste:
LEGJENDA DRENICARE
U linde në Prekazin e Ahmet Delisë
që tok me Murselin i dhanë vulë burrërisë.
U linde në Drenicën e Azem Galicës,
të Shotës e t’Shabanit-simbole t’sakrificës.
U rrite dhe u edukove në frymën e traditës,
mu si e kanë zakon trimat e Drenicës.
Nuk të dhimbsej jeta, familja as pasuria!
Një për ty ishte mbi të gjitha, Atdheu dhe Liria.
Bëre të jashtëzakonshmen për të shtrenjtën Liri
vetëm që Kosova të mos jetojë në robëri.
Formove UÇK-në nga lulet e këtij kombi<
vallë, për Liri të Kosovës të kishte krijuar Zoti?!
Shkjau ty prore të ka friken por të ka edhe lakmi,
Ti i tregove gjithë botës ç’bëjnë shqiptarët për Pavarësi.
Prehu i qetë n’Prekaz o Adem Jashari!
Ty edhe në mes të errësirës si yll të shndrin varri.
Ti je udhërrëfyes i gjithë breznive të reja,
për armiqtë e këtij trualli prapë do të shkrepësh si rrëfeja.
Populli Drenicës, Kosovës e gjithë Shqipërisë,
të ka për Legjendë të kohës dhe gjithë historisë.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
Në vigjile të përvjetorit të rënies heroike të pesë dëshmorëve të atdheut, më datën 06. nëntor 1998, në shenjë kujtimi dhe mirënjohjeje për veprën e tyre të ndritur kushtuar popullit e atdheut, po vendos këtu disa vargje modeste kushtuar Xhelal Hajdes (komandant TONI)
VIGANI I LIRISË
Porsi si një yll drite
që shkëlqen në qiell,
erdhi nga mërgimi
me shpirtin e dëlirë.
Erdhi se e desht Atdheun
për te dhe do flijohet,
heroikisht ra për të mos vdekur
që kurrë të mos harrohet.
Shiu, bora e stuhia
s’e ndalnin dot TONIN,
e shtrenjtë për te ishte Liria -
mbi të gjitha ai kishte kombin.
Besën që kishte dhënë
realitet e bëri,
për Kosovën nënë
u shkri e u tret i tëri.
E kish për Riza* të zotit
dhe Liri t’Atdheut
s’iu frikësua pushkës as topit
si stërnip i Skënderbeut.
S’e mashtroi paraja,
karriera e as lakmia,
mbi të gjitha për te vlenin
Atdheu dhe Liria.
Gjërë e gjatë Kosovës
ngado që luftoi
populli e mirëpriti
dhe i tëri e nderoi.
E deshi si e ëma të birin
e luftëtar të Lirisë,
i fali gjithë nderimin
e i thuri këngë t’lavdisë.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës
për TONIN me shokë,
përherë qofshin të nderuar
që ranë për këtë tokë.
Gjaku i tyre i dëlirë
rreze drite është për rininë,
të bashkohemi për ditë më të mirë
të ndërtojmë ardhmërinë.
Sot shqiptari për shqiptarin
s’është armik më as tradhtar,
mund të jetë paksa i ndryshëm
por gjithsesi ai është shqiptar.
Të nderojmë TONIN me shokë
dhe të shtrenjtën Liri,
pash besën e zotit të gjithësisë
mos të shkelim mbi gjakun e tij.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
MIQËSI APO . . .?!
Është mirë që bie borë nganjëherë
e gjurmët mbesin prapa,
gënjeshtra nuk jetuaka përherë
edhe ajo një fund e paska.
Hipokrizi kur të manifestosh
koha nuk të falë as anashkalon,
fytyrën e vërtetë vet do e zbulosh
me përbuzje çdokush të shikon.
“Unë duaj ty e ti duaj vetën”
kjo nuk është parimore,
pabesia nuk lumturon jetën
e tradhtia nuk është fitore.
Ndonëse mund të paramendohej
gjithçka të kishte një skaj,
për “miqësinë” nuk imagjinohej
të mbytej në oqean e peshkaqeni ta hajë.
Le ta hajë edhe djalli kur nuk qenka miqësi
siç e kishim ndër shekuj në traditë,
pakthyeshëm të thyej qafën si tradhti
diku larg në Azi, apo në Afrikë.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
Adem Berisha EMOCION I SHTUAR
Një lajm që mbase nuk është lajm por për mua është edhe më shumë se lajm sepse më datën 05 korrik 2009 përjetova një kënaqësi të veçantë me ç’ rast kisha emocion të theksuar duke mos arritur dot të përmbahesha nga lotët kur pas më tepër se gjysmë shekulli erdhi në Rahovec, enkas për të më vizituar, njeriu më i dashur nga i cili kisha mësuar pothuajse shkronjat e para të alfabetit dhe kisha marrë bazat themelore të edukatës.
Ky ishte mësuesi im i dashur, veterani i arsimit shqip e frymëzuesi i brezave për të mësuar, dashur dhe luftuar për popull e At-Mëmëdhe, njeriu i cili më 1971 kishte zbritur në varrin më të thellë në botë prej 73 metrash – Shpellën e Përçevës për të nxjerrë eshtrat e komandantit legjendar të Çetave Kaçake, AZEM Bejtë GALICËS, babai i heroinës, Shotë Galicës së dytë, Xhevë Krasniqi-Lladrofci dhe njeriu që për më se 60 vite me radhë me tërë qenien e tij iu përkushtua popullit e At-Mëmëdheut të vet duke u sistemuar në plejadën e atdhetarëve më të devotshëm të historisë sonë më të re, - veçanërisht i nderuari ABDYL KRASNIQI bashkë me Hajrullahun dhe dy shokë të tjerë. Për kënaqësinë time të veçantë, ndonëse unë ato i kisha në fondin e librave të mi, më kishte sjellë edhe dy libra të tij, atë SHPELLA dhe ËSHTË E JONA DARDANIA me nga një kujtim shkruar me dorën e vet të cilat do ti ruaj me fanatizmin më të madh përgjatë tërë jetës sime e duke iu lënë në përkujdesje edhe pasardhësve të mi. Unë nuk kisha edhe çka t’i dhuroja përveç një përqafimi e puthjeje të zjarrtë të përzier me lot gëzimi për një takim aq emocionues por, përveç atij përqafimi shfrytëzove rastin qe edhe unë t’i dhuroja librin tim me poezi “KRENARIA DHE PIKËLLIMI”.
Unë për respektin e lartë që kam ndaj këtij miku e atdhetari, ndonëse këtu nuk është edhe aq vendi për shkrime poetike, do të bashkangjes edhe një poezi fare modeste të cilën kohë më parë i kisha kushtuar mësuesit tim të dashur Abdyl Krasniqi i cili më dha shkëndijat e para të diturisë në periudhën më famëkeqe të historisë sonë të re, në të ashtuquajturën kohën më të acartë - “Kohen e Rankoviçit”.
PISHTAR DITURIE
- Mësuesit tim -
Yll drite netëve të pa hënë,
netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
hape derën e parajsës, mbylle derën e ferrit.
Shpërndave rrezet e diturisë
në qytet e fshatra të largëta malore,
për të shkulur rrënjët e prapambeturisë
si relikt i robërisë shumëshekullore.
Ti u dogje e u shkrine si qiriri
duke qenë pishtar i diturisë,
Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
as analfabet me diplomë i qeverisë.
Të ndoqën, burgosën, persekutuan . . .
gojën donin ta mbyllnin me dry,
kontributin e dhënë kështu të shpaguan
kurrë nuk gjetën kompromis me Ty.
Sot je ballëhapur me kokën lartë
askush më nuk mund të tallet me Ty,
për veprën tuaj të ndritur e të artë
me shkronja ari do të shkruhet në histori.
O Abdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur!
breza e breza që ke arsimuar,
për dëshmorët që atdheut i ke falur
përulem para teje, kështu Ti më ke edukuar.
• “Të jetosh me vepra të mira
mbi të tjerët rrezaton,
të jetosh me të ligat
vetëm i ligu të vlerëson”
Biografia ime e gjërë ngërthen në vete mjaft momente të hidhura por me të njëjtat tash nuk kam dëshirë të ngarkoj lexuesit e nderuar. Jam i lindur më 03. maj 1948 në fshatin Gjurgjevik i Madh të komunës së Klinës, fshat ky historik dhe vendlindja e heroit të pavdekshëm kombëtar SADIK Ramë GJURGJEVIKU, prof YMER Shaban BERISHA dhe shumë trimave e luftëtarëve tjerë. Kam të kryer shkollën e mësuesisë, të ashtuquajturën Shkollën Normale “Hasan Prishtina” në Mitrovicë ndërsa tash si plak dhe i sëmur me kancer në mushkëri, jetoj dhe punoj si punëtor administrate në KK Rahovec, kuptohet, për aq kohë sa do të më lejojë sëmundja.
Kohë pas kohe si hobi, nuk them pasion, merrem me shkrime poetike, kryesisht poezi dhe kam botuar librin “Krenaria dhe pikëllimi” ndërsa këtyre ditëve pres të botoj një vëllim tjetër poetik prej rreth 300 faqesh me titull “Lulja la lulishten”.
Me respektin maksimal për mësuesin tim dhe gjithë lexuesit eventualë të këtij shkrimi,
xhaxhi Adem Berisha nga Gjurgjeviku i Madh, me banim në Rahovec - Republika e Kosovës martire.
Falënderoj gjithë lexuesit e nderuar për durimin dhe kohën e tyre të çmuar që i kushtuan leximit të këtij shkrimi.
Me shumë respekt, Ademi.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
Oj Kosovë, Kosovë dardane
nga lashtësia që gjallon,
gjithë ke qenë kala vigane
të gjitha kohërave ‘u reziston.
Digë e fortë je prej çeliku
nuk ka forcë qe të gjunjëzon,
kurr s’u trembe nga armiku
s’ka pushtues ty qe të pushton.
Djem e vajza i ke petrita
shiu as bora s’i ndalon
për çdo ditë iu shtohet rrita
të kënaqet zemra, kur shikon.
Izet Currin djalë Gjakove
at petrit që e rrite në gji,
at lulkuqe, lulkosove
lum që e kishe atë djalë të ri.
At djalosh atë bir shqiptari
që nuk trembej nga armiku,
i edukuar si është më së mbari
nga atdheu ai kurr nuk iku.
Bashkë me Istrefin u flijuan
për të mos lëshuar trollin e të parit,
në fshatin Meje këta e pësuan
nga gjakatarët e barbarit.
Në çaste të fundit pak pa rënë
përsëri veten dëshmuan,
shkjaut ia shanë këta babë e nënë
sytë t’ua mbyllnin, nuk lejuan.
Qit bre shkja o bir i shkinës
kurban të atdheut më ka lindë nëna,
or barbari i Vlasinës
prap Kosova ka djem si zana.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
Adem Berisha, admin i faqës
- Poezi për Ditën e Pavarësisë -
K U R O R A R T A
Ditë e madhe, ditë gëzimi,
ditë e shpresës, ditë e mbarë,
ditë fatlume, ditë shpëtimi
e shumëpritur nga çdo shqiptar.
Porsi rrëfe që vie prej qiellit
në gjithë hapsiren e Dardanisë,
porsi rrezja e parë e Diellit
shkëlqen Dita e Pavarësisë.
Pritëm, pritëm por kurr s’pushuam
së luftuari për këtë ditë,
pa ngurrim botës i treguam
se Kosova do të jetojë n’dritë.
Për këtë ditë q’është e bekuar
nga Madhëria e Përendisë,
shumë lulëkuqe jetë kanë ndërruar
u bënë pishtarë, deshmorë t’lirisë.
Në shumë etapa të historisë
shpesh ky vend në gjak është larë,
qe prej kohës së Ilirisë
kurr ky gjak s’ka njohur të tharë.
Kohë përgjakjesh qoftë mallkuar
për shumë vite e për shumë mot,
për gjithëmonë të ketë përenduar
le të çrrënjoset qe prej sot.
Sot është Dita e Pavarësisë
kem’ përse të gjithë të krenohemi,
të gjithë të jem’ n’shërbim të Lirisë
nga ky vend të gjithë të betohemi.
Për këtë liri që e fituam tok
me gjithë atë gjak që nuk ka çmim,
s’ngurruam dje, s’do të ngurrojmë sot
qe ta mbrojmë me përkushtim.
Eni pra tash të vallëzojmë
vallen më të bukur të lirisë,
deri n’agim të mos pushojmë
për Dit’n e Madhe të Pavarësisë.
Tash secili le të këndojë :
mirë se vie ooooj Pavarësi !
kurdoherë po të jetë nevoja
prap të gjithë do të biem për ty.
KURORËZIM SHEKUJSH
Sot qe këngës ia thotë Prishtina
e ditën më të gëzuar kremton,
tinguj të përzgjedhur lëshon violina
festën më të madhe, të gjithëve ua uron.
Uron dhe çiftelia e vjetër,
dridh telat siç vetëm ajo di,
sot do të luhet një valle tjetër
me gra e burra, pleq e të rinj.
Feston fshati dhe qyteti
e kënga jehon pa pushuar,
mali, fusha, lumi po edhe deti
sot bashkë ndihen të gëzuar.
Këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë
kremtojmë si asnjëherë më parë,
me krenari e respekt për dëshmorët e lirisë
gjak e jetë kësaj toke që i kanë falë.
Të pa ndara krenaria dhe pikëllimi
bashkë kanë rënë në ujdi,
tok ndër shekuj të bëjnë rrugëtimin
të kurorëzuar me të shtrenjtën liri.
Gëzuar, gëzuar për jetë e mot
e gëzimi mos të ketë kufi,
gjaku i dëshmorëve nuk është derdhur kot
ai gjak i dëlirë vajzash dhe djemve të ri.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
PARAJSA LE TË PRES
Atdhe! Ooo i shtrenjti Atdhe!
Rashë, dhe prapë kisha për të rënë
qe të bëja më tepër për Ty.
Të kam at, mëmë, zot, fe …,
ndjej se prapë borxh të kam
ndaj në parajsë nuk dua të hy.
Të kam at e mëmë
ndaj të thërras At-Mëmëdhe,
me gjak të lamë pëllëmbë për pëllëmbë
asgjë nuk ka më të shenjtë për ne.
Oooj e Madhja Kala
e të lashtës ILIRI!
Kush të copëtoi e la nën shkja,
Mal të Zi, Maqedoni, Greqi …?!
Jezusa një ditë do të ringjallen
edhe martirët që u flijuan për Ty,
një ditë edhe gurët flakë do të kallën
që Ti të bëhesh prapë NJË SHQIPËRI.
Ooo burra burrash, o ju gra e fëmijë !
më thuani ju lutem, diç më të shenjtë a ka
kur vdes shqiptari për At-Mëmëdheun e tij.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
ISHA, JAM DHE DO TË JEM
Jam një bli i madh
dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
largë iu ndihet era.
I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.
S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!-
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia.
Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.
por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.
mua më sakatosen
e veten e turpëruan,
ne do të shkojmë përpara
dhe prapë do të jemë të bashkuem.
Gjithëçka pashë e perjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia këtheva
dhe as emërin nuk e ndërrova.
Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u perkula kurrë.
S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarë,
shumëherë jam farkuar
dhe kalitur në zjarr.
E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shiptar.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
GJYRGJEVIKU SI KALA
Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nisë nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.
Në gjithë etapat e historisë
me trim pas trimi djal pas djali
duke u gjetur në ballë të trimërisë
ndoq traditen që i la i pari.
Edhe në kohën e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
luftës së shenjtë ai i dhuroi.
Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.
Ra Isuf Dushi me 20 anëtarë,
ranë shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i kish djegë në zjarr
që rrallë ndodhë në histori.
Trimat kurr s’e kursyen gjakun,
atdhut të vetë iu përkushtuan,
bashkë me motren Marie Shllakun
kurr nga lufta s’u larguan.
Ymer Berisha bën Platformen
për çlirim-bashkim kombtar,
promotor qe i gjithë lëvizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.
‘I çerek shekulli pas të jatit
Ukë Sadiku me shokë të vetë
prap ia këtheu pushken armikut
se baba Dikë i la amanet.
Kurdoherë thërriste vatani,
kur të bijtë thërriste Shqipëria,
ndër të parët si skyfter mali
shkëlqen trimi Halil Sadrija.
Të hapte rrugen dritës së diellit
e për të mbrojtur truallin e të parit,
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kriste pushka e Smajl Hajdarit.
Shumë kanë rënë n’altar të lirisë
luftë pas lufte kurr pa u ndalë,
qe të ruajn nderin e shqiptarisë
me ballë hapur e krenar.
Bijtë më të mirë të shqiptarisë
porsi yjet n’qiell sot shkëlqejnë,
për gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes do të sherbejnë.
Porsi uji që rrjedh ndër gurra
me atë çiltëri që s’ka të ndalë,
Gjyrgjeviku dha shumë burra
si Demë Rexhen mendimtar.
Si kala që përshkon shekujt
nga stuhitë që nuk shkatrrohet,
Gjyrgjeviku i fortë si hekur
ka pse mburret dhe krenohet.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
PREHJA NË QYTETIN TIM
Shkova e kah nuk shkova,
gjithkah më përplasi jeta,
askund si në qytetin tim
prehje kurr nuk gjeta.
Shpesh dal fushave plot bári
e kënaqem me shumë begati,
vreshtat me rrush si qehlibari
vendit i japin imazh të ri.
Djelmoshave si tarzana
qiftat askund nuk ua gjanë,
të dijes e të punësi ka lindur nëna
një meter gjoksin e kanë.
Bukuroshet si zana të malit
veç zoti kështu ka ditur t’i falë,
si fluturat shkojnë përkrah djalit
e mua, zemra më bëhet mal.
Djem e vasha të reja
janë të penës e të pushkës,
dinin të godasnin si rrëfeja
kur hov duhej t’i jepej luftës.
Burra vigana me mustaqe
e plisa të bardhë në kokë,
më duken si lulet në bahqe
në gëzime e hidhërime janë tok.
Sabahudini kur shtërngon penen
kush mund t’i del përpara?
si lulja kur zbukuron pemen
më duket Fitore Metbala.
Laps të hollë e të mprehtë
kush mund të ketë si Agimi?
shkrime qe të kënaqin bëjnë
Besmira, Xhela, Fahredini, . . .
Si një pikë uji në deti
këto janë vetëm një minimum,
të mirat që ka Rahoveci
sikur nuk kanë fund.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
QËNDRESË ME DINJITET
Oj Kosovë, Kosovë vigane
gjithë stuhive ‘u reziston,
për shumë luftërat ti që bane
e tërë bota të admiron.
Me bij e bija si zana të malit
qe nuk flejnë e as nuk kotën,
me trimëritë trashëgim prej të parit
anë e mbanë mahnite boten.
Ti si shkëmb je prej graniti
qe nuk mposhtet e as copëtohet,
në krah të shqipes nëna të rriti
për çdo ditë ty forca të shtohet.
Je kala shumëshekullore
s’u gjunjëzove për të gjallë,
sfida të rënda tejkalove
të gjithë na ty të qofshim falë.
Nga Urali as nga Karpatet
askush në supe nuk të solli,
forca jote me asgjë s’matet
fitimtare përherë doli.
Qe prej shekujsh të historisë
u bëre ballë sulmev’ barbare,
se je bija e ILIRISË
Dardani – Kosovë shqiptare.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
KRENARIA NDËRSHEKULLORE
- Flamurit kombtar shqiptar -
Njëzet e tetë Nëntori
rroftë deri në pakufi,
është Dita e Flamurit
shumë luftërave që iu ka pri.
Krenari ndërshekullore
e kishim e do ta kemi
me te i tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.
Jem’ bijtë e asaj shqipeje
ndër shekuj me gjak të larë
kurr nuk u gjunjëzuam
prore mbetem krenarë.
Sot flamuri jonë
një mision të ri e ka,
të na prij në fitore
mbi projekte të mëdha.
Në çdo njëzet e tetë nëntor
ju këndoni e festoni,
shqipen dykrenare
sa më lartë ta çoni.
Le të valojë e bekuara
si në kohë të Skënderbeut,
forcë e krenari
le t’i sjell Atdheut.
NËNTORËT E LAVDISË
Më 28 Nëntor
nga plaku mjekërbardhë,
u ngrit në Vlorën tonë
Flamuri jonë kombëtar.
Ish Nëntori i Dytë
qe nga Kruja e Skënderbeut,
shkëlqeu si vetëtima
anë e m’ banë atdheut.
Ne të tretin e lavdisë,
të kulluar si ari –
në Prekazin heroik
u lind Adem Jashari.
Në nëntor të 97-ës
si luaj djemtë e lirisë
në Llaushë të Drenicës,
grusht të fortë i dhanë Serbisë.
Muja, Rexha dhe Dauti,
si skyftera fluturuan,
të vërteten mbi UÇK-në
hapur botës ia treguan.
ATDHEUT TIM
Mbijetove furtuna e stuhi,
ngadhnjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liri
ti ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.
Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi im
në Ty gjej veç të vërteten.
Qielli mbi Ty është më ndryshe
nga ai në mergim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbel
o i dashuri, Atdheu i im.
Fusha, ara e livadhe
pershkojnë Atdheun tim,
i dua e s’mund t’iu ndahem
sot e gjerë në amshim
Malet plot me drunjë,
kullosa e shkëmbinjë
shtrihen si kurora
gjerë në pakufi.
Lumenjtë e liqejtë
me ujë të këthjelltë si loti,
për ne dhe vetëm për ne
i ka falur Zoti.
Ka gjithëfarë minierash,
energji e gjithëçka tjetër
që vështirë mund të numrohen
dhe vehen në leter.
Djem e vasha të bukura ka,
petrita e skyftera,
si luleve të trëndafilit
këndëshëm iu vie era.
Ka shumë njerëz të ditur,
shkrimtarë e shkencëtarë,
ka edhe nobelista,
priftërinjë e hoxhallarë.
Për këto e shumë të tjera
shkrova e këndova
e kur e kerkoi koha
dola dhe luftova.
Jo pse e desha luften
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fçinjtë e mi.
Jo pse e dua luften
të pushtoj të tjerë,
po për të mbrojtur t’imen
që e kisha, e do ta kem përherë.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
HALLKË E KËPUTUR
Vështroj këtë ditë të Shën Gjergjit.
Natyren kishte mbuluar blerimi.
Nga zemrat e kalamajve si engjuj
furishëm ka shpërthyer gëzimi.
Qunat tok me gocat pëllumbesha
pa prâ këndojnë, lozin e hedhin valle,
tufa-tufa si qëngjat kanë vërshuar
male, fusha, kodrina e livadhe.
Ditëve të ngrohta pranverore
shijojnë bukuritë e rralla të atdheut,
të stolisur janë me veti hyjnore
dashurinë e kanë si Zjarr të Prometheut.
Një hallkë të vallës të këputur e kanë,
gjatë gjithë kohës kur së bashku gëzojnë,
por një shpresë e pashuar i mbanë
engjellushen Diellzë përseri të takojnë.
Këtë ditë, simbol të jetës e gjallërisë
edhe Diellza të festojë do të donte,
në Shën Gjergjin e parë pas pavarësisë
me shoqe e shokë, lirinë të gëzonte.
Por, ajo iku pa dëshiren e saj.
Shoqet e shokët i la të hendikepuar.
Gjithë të dashurit i mbyti në vaj,
mua më la me zemër të përvëluar.
Unë më nuk shijoj eren e luleve
sepse lulja më e bukur më mungon,
e as këngët e bukura të bilbilave
veshi as zemra më nuk i duron.
Sytë më janë mjegulluar deri në verbëri
nga lotet si shi që të ndalur nuk ka,
shpirti e zemra nuk gjejnë dot qetësi
e shkuara, prapa nuk këthehet më.
E, jeta vazhdon me vrazhdësinë që ka
si një teater ku drama dominon,
me gëzime e hidhërime sa s’bën më
ku shumëkush qanë, e pak kush këndon?!
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha
LULJA MBOLLI LULEN
Atë njëzetetetë qershor si sot
e kujtoj, e parafytyroj, e mallkoj …
askush nuk del të më thot
përse vallë, duhet prap të jetoj?!
Hajt thash, mora qiftelinë e i rashë.
I rashë e me te desha të këndoj.
Jo, jo thash, shumë herë thash
sot, dua vetëm të vajtoj.
I rava i tretur sa i rava
derisa gishtat më nuk punonin.
Në vajë të tëren me lot e lava
mu duk se edhe telat po vajtonin.
Me zë thërras Diellzen time
që shpirtin si atëherë të më qetësojë,
askush nuk i bëzën thirrjës sime
e unë prap njëzetetetë qershorin tragjik kujtoj.
Kafja atbotë që më solli
si sot më rri në kujtesë
e trëndafili që ajo vetë e mbolli
përjetësisht ngushllim do të më mbes.
Do të shkëpus nga një lule
e le të kënaqem me eren e saj,
me te do të shetis pranë shkollës
dhe do të mbytem e tretëm në vajë.
Sepse heret, shumë heret më iku
ende pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë,
këtë nuk do të ia doja asnjë armiku,
këtë fat të zi, askush të mos e ketë.
Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha