Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

HALLKË E KËPUTUR

4 Qershor 2008 · 1 Koment

HALLKË E KËPUTUR

Vështroj këtë ditë të Shën Gjergjit.
Natyren kishte mbuluar blerimi.
Nga zemrat e kalamajve si engjuj
furishëm ka shpërthyer gëzimi.

Qunat tok me gocat pëllumbesha
pa prâ këndojnë, lozin e hedhin valle,
tufa-tufa si qëngjat kanë vërshuar
male, fusha, kodrina e livadhe.

Ditëve të ngrohta pranverore
shijojnë bukuritë e rralla të atdheut,
të stolisur janë me veti hyjnore
dashurinë e kanë si Zjarr të Prometheut.

Një hallkë të vallës të këputur e kanë,
gjatë gjithë kohës kur së bashku gëzojnë,
por një shpresë e pashuar i mbanë
engjellushen Diellzë përseri të takojnë.

Këtë ditë, simbol të jetës e gjallërisë
edhe Diellza të festojë do të donte,
në Shën Gjergjin e parë pas pavarësisë
me shoqe e shokë, lirinë të gëzonte.

Por, ajo iku pa dëshiren e saj.
Shoqet e shokët i la të hendikepuar.
Gjithë të dashurit i mbyti në vaj,
mua më la me zemër të përvëluar.

Unë më nuk shijoj eren e luleve
sepse lulja më e bukur më mungon,
e as këngët e bukura të bilbilave
veshi as zemra më nuk i duron.

Sytë më janë mjegulluar deri në verbëri
nga lotet si shi që të ndalur nuk ka,
shpirti e zemra nuk gjejnë dot qetësi
e shkuara, prapa nuk këthehet më.

E, jeta vazhdon me vrazhdësinë që ka
si një teater ku drama dominon,
me gëzime e hidhërime sa s’bën më
ku shumëkush qanë, e pak kush këndon?!

Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha

1 koment

  • 1 shaban Cakolli GERMANY Windows XP Mozilla Firefox 3.0.1 // 18 Kor 2008 më 3:48 pm

    keni poezi shumë shumë me vlerë dhe domethënëse baca Adem

Shkruaj një koment