Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

KOSOVË DARDANE

11 Qershor 2008 · 14 Komente

QËNDRESË ME DINJITET

Oj Kosovë, Kosovë vigane
gjithë stuhive ‘u reziston,
për shumë luftërat ti që bane
e tërë bota të admiron.

Me bij e bija si zana të malit
qe nuk flejnë e as nuk kotën,
me trimëritë trashëgim prej të parit
anë e mbanë mahnite boten.

Ti si shkëmb je prej graniti
qe nuk mposhtet e as copëtohet,
në krah të shqipes nëna të rriti
për çdo ditë ty forca të shtohet.

Je kala shumëshekullore
s’u gjunjëzove për të gjallë,
sfida të rënda tejkalove
të gjithë na ty të qofshim falë.

Nga Urali as nga Karpatet
askush në supe nuk të solli,
forca jote me asgjë s’matet
fitimtare përherë doli.

Qe prej shekujsh të historisë
u bëre ballë sulmev’ barbare,
se je bija e ILIRISË
Dardani – Kosovë shqiptare.

Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha

14 komente

  • 1 Albi // 19 Qer 2008 më 19:06

    O bac Adem, o sa po me behet qefi qe edhe ti ke ardhe ketu te shqipo.Nuk e ke idene sa jam gezuar qe pashe “Krenaria dhe Pikellimi” Me ka marre malli per te fol me ty, kemi kohe pa biseduar.Dot e shihemi
    Me respsekt Albi

  • 2 ademgjurgjeviku // 19 Qer 2008 më 19:06

    Shumë i dashuri Albi,
    nga zemra të falenderoj për paraqitjen tuaj dhe dëshiren për të komunikuar me mua.
    Gjithashtu edhe unë kam shumë dëshirë të mbajë korespondencë me ty por tash e sa kohë shetita nëpër shqipo.com, në KONAK e gjetiu për të gjetur një opsion për MP dhe nuk arrita prandaj po shkruaj këtu me shpresë që heren tjetër kur të vizitosh faqen time, do të lexosh edhe këtë mesazh. Shpresoj që së shpejti faqen ta pasuroj me shkrime të reja si nga “Krenaria dhe pikëllimi” ashtu edhe nga “LULJA LA LULISHTEN”.
    Vëllazërisht të përshendetë i yti xhaxhi Adem Berisha.

  • 3 Albi // 21 Qer 2008 më 21:06

    mezi po pres te lexoj edhe poezite e reja

  • 4 Erion // 22 Qer 2008 më 22:06

    Pershendetje baca Adem!
    Si gjithmone të ngrohta dhe plot ndjenja poezitë tuaja.
    Ju uroj shëndet dhe suksese në krijimtari !

  • 5 Ismet M. Hasani - Suedi // 31 Gus 2008 më 31:08

    Për herë të parë ( sot) e shfletova këtë web faqe dhe u kënaqa më krijimtarinë e Adem Berishës.
    Sa për fillim, mund të them se poezitë e tij janë si një magnet që terhjek kah vetja krejt çka është e vërtetë, e drejtë, e pastër, e denjë për dashuri, e mirë, krejt çka është e shenjtë, krejt çka virtyt.

    Uroj që të ka shëndet të plotë, mbi te të mbizotëroi qetësia shpirtërore dhe qetësia mendore.

    Suedi, 30 gusht 2008
    Ismet M. Hasani
    e-mail: ekspertih@hotmail.com
    web:www.ismet-hasani.tk

  • 6 BENA // 22 Dhj 2008 më 22:12

    ola te gjithve un jom bena shum fort po shkruni aa ju dua te gjithve kaloni xix.Kisss

  • 7 BENA // 23 Dhj 2008 më 23:12

    shum emocione po me ngjalin qito poezi po me doket sikur me kan edhe une tu luftu me shote galicen hahahaha kiss for you kaloni mir baj

  • 8 sara // 26 Jan 2009 më 26:01

    mua poezit(vjerrshat) po me pelqejn po ish kan mir me e ba ni poezi per pavarsin e kosoves

  • 9 Vogelina // 7 Shk 2009 më 7:02

    me shume krenari po shkruaj kete coment per kete poezi se ka nje vler te madhe qe nuk mund te pershkruhet me fjal.e ty babush te uroi jete te gjate e te lumtur

  • 10 albulena // 19 Shk 2009 më 19:02

    urime pavarsia e kosoves

  • 11 aziiiiii // 19 Shk 2009 më 19:02

    tung ja vi qi naneen krejve shkive

  • 12 blerina // 25 Nën 2009 më 25:11

    tung shum te mira ishin keto poezi te jueja ju uroj suksese te gjithve kalofshit mir

  • 13 donika // 9 Dhj 2009 më 9:12

    donika edhe mua shum po me pelqejn keto poezi un ju uroj te gjithve suksese fat dhe te gjitha te mira ne jet

  • 14 liridona // 9 Mar 2010 më 9:03

    tungtugn ju deshiroj fat ne jet dhe shpresoj qe gjith mon te shkruani per lirin e KOSOVES gjithashtu te mos e harroni edhe familjen jashari qe e dhan jeten per lirin e KOSOVES e shum te tejer tung tung suksese …………….

Shkruaj një koment