PREHJA NË QYTETIN TIM
Shkova e kah nuk shkova,
gjithkah më përplasi jeta,
askund si në qytetin tim
prehje kurr nuk gjeta.
Shpesh dal fushave plot bári
e kënaqem me shumë begati,
vreshtat me rrush si qehlibari
vendit i japin imazh të ri.
Djelmoshave si tarzana
qiftat askund nuk ua gjanë,
të dijes e të punësi ka lindur nëna
një meter gjoksin e kanë.
Bukuroshet si zana të malit
veç zoti kështu ka ditur t’i falë,
si fluturat shkojnë përkrah djalit
e mua, zemra më bëhet mal.
Djem e vasha të reja
janë të penës e të pushkës,
dinin të godasnin si rrëfeja
kur hov duhej t’i jepej luftës.
Burra vigana me mustaqe
e plisa të bardhë në kokë,
më duken si lulet në bahqe
në gëzime e hidhërime janë tok.
Sabahudini kur shtërngon penen
kush mund t’i del përpara?
si lulja kur zbukuron pemen
më duket Fitore Metbala.
Laps të hollë e të mprehtë
kush mund të ketë si Agimi?
shkrime qe të kënaqin bëjnë
Besmira, Xhela, Fahredini, . . .
Si një pikë uji në deti
këto janë vetëm një minimum,
të mirat që ka Rahoveci
sikur nuk kanë fund.

4 komente
1 shaban Cakolli // 18 Kor 2008 më 18:07
përshëndetje baca Adem,
Të përgëzoj për këtë faqe shumë të bukur,dhe krijimtarinë tuaj shumë me vlerë.
2 Vogelina // 7 Shk 2009 më 7:02
Babush po do ma shkruash mua nje poezi per qytetin time ahahah?
e bukur o babush duart te lumshin
3 teuta // 9 Mar 2009 më 9:03
shum mir valla hallall ju koft qfar poeai po pse bre nuk po shkruni edhe per fshatra hauuhauha hajgare se nice qao veq vazshdoni
4 besa // 14 Sht 2009 më 14:09
mir a veq vashdoni jeni ma te mirt
Shkruaj një koment