GJYRGJEVIKU SI KALA
Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nisë nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.
Në gjithë etapat e historisë
me trim pas trimi djal pas djali
duke u gjetur në ballë të trimërisë
ndoq traditen që i la i pari.
Edhe në kohën e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
luftës së shenjtë ai i dhuroi.
Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.
Ra Isuf Dushi me 20 anëtarë,
ranë shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i kish djegë në zjarr
që rrallë ndodhë në histori.
Trimat kurr s’e kursyen gjakun,
atdhut të vetë iu përkushtuan,
bashkë me motren Marie Shllakun
kurr nga lufta s’u larguan.
Ymer Berisha bën Platformen
për çlirim-bashkim kombtar,
promotor qe i gjithë lëvizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.
‘I çerek shekulli pas të jatit
Ukë Sadiku me shokë të vetë
prap ia këtheu pushken armikut
se baba Dikë i la amanet.
Kurdoherë thërriste vatani,
kur të bijtë thërriste Shqipëria,
ndër të parët si skyfter mali
shkëlqen trimi Halil Sadrija.
Të hapte rrugen dritës së diellit
e për të mbrojtur truallin e të parit,
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kriste pushka e Smajl Hajdarit.
Shumë kanë rënë n’altar të lirisë
luftë pas lufte kurr pa u ndalë,
qe të ruajn nderin e shqiptarisë
me ballë hapur e krenar.
Bijtë më të mirë të shqiptarisë
porsi yjet n’qiell sot shkëlqejnë,
për gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes do të sherbejnë.
Porsi uji që rrjedh ndër gurra
me atë çiltëri që s’ka të ndalë,
Gjyrgjeviku dha shumë burra
si Demë Rexhen mendimtar.
Si kala që përshkon shekujt
nga stuhitë që nuk shkatrrohet,
Gjyrgjeviku i fortë si hekur
ka pse mburret dhe krenohet.
0 komente
Shkruaj një koment