Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

POPULLIT QË MBIJETOI STUHITË

2 Shtator 2008 · 2 Komente

ISHA, JAM DHE DO TË JEM

Jam një bli i madh
dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
largë iu ndihet era.

I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.

S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!-
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia.

Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.

por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.

mua më sakatosen
e veten e turpëruan,
ne do të shkojmë përpara
dhe prapë do të jemë të bashkuem.

Gjithëçka pashë e perjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia këtheva
dhe as emërin nuk e ndërrova.

Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u perkula kurrë.

S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarë,
shumëherë jam farkuar
dhe kalitur në zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shiptar.

Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha

2 komente

  • 1 Vogelina // 7 Shk 2009 më 7:02

    Gjithëçka pashë e perjetova,
    tmerr e krime mbijetova,
    vendit shpinen kurr s’ia këtheva
    dhe as emërin nuk e ndërrova.

    E bukur kjo babush dhe nga e gjithe kjo poezi kete strof veqova

  • 2 shqiptar // 23 Nën 2009 më 23:11

    jam deshmor kam luftuar me bacen dem krejt shkiet i mbyta ju qika ja ha zemren

Shkruaj një koment