Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

PAVARËSIA, IDEAL I SHENJTË

30 Janar 2009 · 45 Komente

Adem Berisha, admin i faqës
- Poezi për Ditën e Pavarësisë -

K U R O R A R T A

Ditë e madhe, ditë gëzimi,
ditë e shpresës, ditë e mbarë,
ditë fatlume, ditë shpëtimi
e shumëpritur nga çdo shqiptar.

Porsi rrëfe që vie prej qiellit
në gjithë hapsiren e Dardanisë,
porsi rrezja e parë e Diellit
shkëlqen Dita e Pavarësisë.

Pritëm, pritëm por kurr s’pushuam
së luftuari për këtë ditë,
pa ngurrim botës i treguam
se Kosova do të jetojë n’dritë.

Për këtë ditë q’është e bekuar
nga Madhëria e Përendisë,
shumë lulëkuqe jetë kanë ndërruar
u bënë pishtarë, deshmorë t’lirisë.

Në shumë etapa të historisë
shpesh ky vend në gjak është larë,
qe prej kohës së Ilirisë
kurr ky gjak s’ka njohur të tharë.

Kohë përgjakjesh qoftë mallkuar
për shumë vite e për shumë mot,
për gjithëmonë të ketë përenduar
le të çrrënjoset qe prej sot.

Sot është Dita e Pavarësisë
kem’ përse të gjithë të krenohemi,
të gjithë të jem’ n’shërbim të Lirisë
nga ky vend të gjithë të betohemi.

Për këtë liri që e fituam tok
me gjithë atë gjak që nuk ka çmim,
s’ngurruam dje, s’do të ngurrojmë sot
qe ta mbrojmë me përkushtim.

Eni pra tash të vallëzojmë
vallen më të bukur të lirisë,
deri n’agim të mos pushojmë
për Dit’n e Madhe të Pavarësisë.

Tash secili le të këndojë :
mirë se vie ooooj Pavarësi !
kurdoherë po të jetë nevoja
prap të gjithë do të biem për ty.

KURORËZIM SHEKUJSH

Sot qe këngës ia thotë Prishtina
e ditën më të gëzuar kremton,
tinguj të përzgjedhur lëshon violina
festën më të madhe, të gjithëve ua uron.

Uron dhe çiftelia e vjetër,
dridh telat siç vetëm ajo di,
sot do të luhet një valle tjetër
me gra e burra, pleq e të rinj.

Feston fshati dhe qyteti
e kënga jehon pa pushuar,
mali, fusha, lumi po edhe deti
sot bashkë ndihen të gëzuar.

Këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë
kremtojmë si asnjëherë më parë,
me krenari e respekt për dëshmorët e lirisë
gjak e jetë kësaj toke që i kanë falë.

Të pa ndara krenaria dhe pikëllimi
bashkë kanë rënë në ujdi,
tok ndër shekuj të bëjnë rrugëtimin
të kurorëzuar me të shtrenjtën liri.

Gëzuar, gëzuar për jetë e mot
e gëzimi mos të ketë kufi,
gjaku i dëshmorëve nuk është derdhur kot
ai gjak i dëlirë vajzash dhe djemve të ri.

Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha

45 komente

  • 1 Vogelina // 7 Shk 2009 më 7:02

    keto poezi babush tash i kam mesuar permendesh.jan shume te bukura duart te lumshin

  • 2 riad // 10 Shk 2009 më 10:02

    rrofshit sa malet

  • 3 olta // 11 Shk 2009 më 11:02

    shum nice qitu poezi

  • 4 oltiana // 12 Shk 2009 më 12:02

    shume te mira valla veq vazhdoni se hallall kush i ka shkru

  • 5 viola // 13 Shk 2009 më 13:02

    pe pelqejn shum poezi por nganjeher ka nevoj te jen me te pershtatura

  • 6 lisa // 13 Shk 2009 më 13:02

    vetem vazhdoni

  • 7 blendaaa // 13 Shk 2009 më 13:02

    s ka fjal
    ?…………………………………………………?

  • 8 liberjani // 13 Shk 2009 më 13:02

    jeni te mir shum
    ……………………………

  • 9 liberjan // 13 Shk 2009 më 13:02

    shume poezit te miraaaaa ………………………….

  • 10 bleona // 15 Shk 2009 më 15:02

    nje dit e ngrohte nje vajz nuk kishte fare liri ishte e vetme ne gjdo krenari

  • 11 Sahadete // 18 Mar 2009 më 18:03

    dua nje poezi per nenen time

  • 12 Sahadete // 18 Mar 2009 më 18:03

    dua nje poezi per gjyshen time te dashur…
    ju pershendes tungi ju uroj suksese
    per jet tungiiiiiiiiiiiiii…..

  • 13 ilmidina // 17 Pri 2009 më 17:04

    ju lutemi shkruani ende poezi per deshmoret kjo poezi eshte shume e mire vetem vazhdoni me ndihmen e allahut

  • 14 saranda // 6 Maj 2009 më 6:05

    urime pavarsia e kosoves te gjithve

  • 15 bukuria // 6 Maj 2009 më 6:05

    ooooooooo shum sezy ishi a

  • 16 bukuria // 6 Maj 2009 më 6:05

    ooooooooooooooo shum sexy ishi a

  • 17 emine // 12 Maj 2009 më 12:05

    tung shum te mira poezit ju lumt kush ika shkru

  • 18 gresa // 12 Maj 2009 më 12:05

    shum te mira ju lumt kush ika shkru veq vazhdoni

  • 19 ilmidina // 26 Kor 2009 më 26:07

    jan shum te mira vetem vazhdoni me ndihmen e allahut duke i freskuar idet tuaja

  • 20 EGZONA // 24 Sht 2009 më 24:09

    tung jeni te pa pare ju pershendes

  • 21 ilmidina // 4 Tet 2009 më 4:10

    kjo poezi eshte nder me te mirat jeni te shkelqyer ju lumt sepse me idet tuaja po i ndihmoni shume rinis se kosoves

  • 22 VANESSA // 16 Tet 2009 më 16:10

    shum poezi te bukura veq vazhdooo

  • 23 ferdeze // 24 Tet 2009 më 24:10

    kjoo faqee me peqleuu shum veq atyre familjeve qe po ja heknii mallin per bijt e tyre apo per bijat e tyre kaq per deshmoret po e mbyllii ket mesazh :d

  • 24 besjana gashi // 11 Nën 2009 më 11:11

    kto poezi shume me plqejn sepse po e festojme nje dit madhshtore e cila esht dita e flamurit ton dhe ditlindja e adem jasharit heroit ton.

  • 25 besjana gashi // 11 Nën 2009 më 11:11

    kto poezi me pelqejne shum vetem vashdoni tung

  • 26 besjana gashi // 11 Nën 2009 më 11:11

    jane poezi qi si kam degjuar kurre kto poezi jane shum te mira

  • 27 rilind berisha // 3 Dhj 2009 më 3:12

    shum poezi emir pom pelqen (Y)

  • 28 jeta // 23 Jan 2010 më 23:01

    jeni me te niret vetem shkruani poezi per kosoven

  • 29 besa.h.gashi // 1 Shk 2010 më 1:02

    kto poezi m plqejn shum dhe vazhdoni te shkruani ende per pavarsin qe e kim pritur gjith ket dit te madhe si dhe për dshmoret qe u flijuan per ket dit dhe une ja uroj gjith kosoves pavarsin prgjithmon urime.

  • 30 liria // 4 Shk 2010 më 4:02

    pavarsia

    e pritem ket dit
    si shum ye madhe
    te qlirohej kosova
    nga ushtria barbare

    data 17shkurt 2008
    na solli lirin
    me te vertet

  • 31 liria // 4 Shk 2010 më 4:02

    28 nentori

    me 28 nentorin
    dit historike
    per te gjith shqiptaret
    fest publike

    ismail qemajli
    me forcen e tij
    e ngriti flamurin lart
    flamurin kuq e zi

  • 32 liria // 4 Shk 2010 më 4:02

    kto poezi mu me pelqej shum hehehheeh

  • 33 Lemisa // 10 Shk 2010 më 10:02

    keto poezi jan shum shum shum te bukuraa
    gati i kam mesuar te gjitha permendesh !!!
    Sa te mira qe jan dhe jan pershtatutur plotesisht !

  • 34 Lemisa // 10 Shk 2010 më 10:02

    KETO VJERSHA QENKAN SHUM SHUM TE BUKURA (FANTAZII)

  • 35 alban // 11 Shk 2010 më 11:02

    valla bravo ju koft shum poezi te mira

  • 36 alban // 11 Shk 2010 më 11:02

    veq shkruni naj poezi per drenicen qka ka bër qe te jemi shtet i pavarur dhe sovran-demokratik

  • 37 linda // 11 Shk 2010 më 11:02

    dua nje vjersh te bukur per 17 shkurt 2010 tung

  • 38 njomza // 11 Shk 2010 më 11:02

    keto poezi qe i lexova jan shum te bukura ju lumshin durt kush i ka shkru bye bye nga njomza

  • 39 kujtim // 11 Shk 2010 më 11:02

    mund te ma gjeni nje poezi per pavarsin e kosoves ju lutem tung tung nga kujtimi

  • 40 dorela // 11 Shk 2010 më 11:02

    ej mu shum po me peleqejn … .. . . . .. .. . . ..

  • 41 besjan // 13 Shk 2010 më 13:02

    pavarsia te paret tan na lan amanet te luftojm per liri e shtet amanetin e tyre ne vend e quam kosoven ton te dashur nga armiket e liruan ne do te shkruajm vjerrsha e treqime st harroj nga zemra e dashura kosova ime

  • 42 besjan // 13 Shk 2010 më 13:02

    shum jeni tum pelqy veq shkruni vjerrsha

  • 43 flori // 18 Shk 2010 më 18:02

    ej je i fort shum mir e ke shenu po kta thmia kishe na jen te medhenj e po te shenojna komentime ok ma i miri je

  • 44 fatlum // 4 Mar 2010 më 4:03

    tung poezit ishin shumt e mira

  • 45 erz\a // 10 Mar 2010 më 10:03

    drenica ti drenic luftove sepse pate trima ti drenic luftove edhe ne viktima isha krenare dhe do te behem gur heronjet e drenices nuk do ti harrojm kurrrrrrrrr

Shkruaj një koment