Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

Adem Berisha: KRENARIA DHE PIKËLLIMI

“Besnik bëhu, besë të pabesit mos i zën”!

28 Gusht 2009 · 4 Komente

MIQËSI APO . . .?!

Është mirë që bie borë nganjëherë
e gjurmët mbesin prapa,
gënjeshtra nuk jetuaka përherë
edhe ajo një fund e paska.

Hipokrizi kur të manifestosh
koha nuk të falë as anashkalon,
fytyrën e vërtetë vet do e zbulosh
me përbuzje çdokush të shikon.

“Unë duaj ty e ti duaj vetën”
kjo nuk është parimore,
pabesia nuk lumturon jetën
e tradhtia nuk është fitore.

Ndonëse mund të paramendohej
gjithçka të kishte një skaj,
për “miqësinë” nuk imagjinohej
të mbytej në oqean e peshkaqeni ta hajë.

Le ta hajë edhe djalli kur nuk qenka miqësi
siç e kishim ndër shekuj në traditë,
pakthyeshëm të thyej qafën si tradhti
diku larg në Azi, apo në Afrikë.

Kategoritë: Poezi nga Adem Berisha

4 komente

  • 1 besa // 14 Sht 2009 më 14:09

    jeni ma te mirt

  • 2 endrina // 10 Tet 2009 më 10:10

    o flamur i shqiperise
    je flamur i shqiptarise

  • 3 endrina // 10 Tet 2009 më 10:10

    kjo poezi nga adem berisha me pelen shume

  • 4 leonita // 2 Mar 2010 më 2:03

    shum po me pelqen kjo poezi esht nje tem shum e caktuar shum shum e bukur

Shkruaj një koment